Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se dronët Bayraktar, pothuajse çdo ditë lëvizin nëpër qiellin e Kosovës.

“Dronët Bayraktar testohen çdo ditë, me ta ushtrohet në baza të rregullta, janë për çdo ditë në qiellin e Kosovës në pjesën perëndimore ku po bëhen testime, normalisht që në aspektin luftarak nuk po përdoren se nuk është nevoja”, tha ai në Klan Kosova.

Ai ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria.

Maqedonci tha se se blerja e këtij sistemi nuk është pjesë e buxhetit prej 70 milionë euro që ka kjo ministri për armatim.

“Jo. Qeveria ka ndarë mjete shtesë”

Tutje, ministri ka treguar se Republika e Kosovës po negocion edhe blerje sistemesh tjera anti-tank, por jo suedezen Carl Gustaf, e përfolur së fundmi.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani: Përkujtimi i Holokaustit është obligim jetësor