Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht.

As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

“Është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit”, shprehen nga Qeveria.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate./alsat/

Lexo po ashtu:  Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ushqimin e FSK-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *