Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, që në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut është në koalicion me Alternativën e Afrim Gashit, i ka paralajmëruar liderët e dy partive maqedonase Zoran Zaevin e LSDM-së dhe Hristijan Mickoskin e VMRO-DPMNE-së, se shqiptarët do ta bëjnë qeverinë e tyre. Ky reagim vjen pas idesë nga ish-Kryeministri Zaev për të këmbyer deputetë mes këtyre dy partive, me qëllim, siç tha, që të shmangin kushtëzimet nga shqiptarët.

Në tubimin elektoral në Strugë të koalicionit ASH-ALTERNATIVA janë vërejtur edhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kohë më parë Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kishin qëndruar në Prishtinë ku kishin realizuar një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lexo po ashtu:  Shpend Ahmeti jep sqarime për lëvizjet në kryeqytet pas futjes në karantinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *