Një nga personat më të pasur në botë, Bil Gates, ka thënë se nuk e kupton pse njerëzit refuzojnë të mbajnë maskat të cilat mbrojnë nga koronavirusi, duke marrë parasysh se nuk janë as të bezdisshme e as nuk kushtojnë shumë.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Themeluesi i Microsoftit ka qenë i përfshirë në projekte që kanë të bëjnë me shëndetësinë me vite të tëra, dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e një pandemie në vitin 2015. Andaj edhe shpesh është pyetur rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me përhapjen e koronavirusit.

“Është vështirë të kuptohet pse njerëzit nuk mbajnë maska, ato nuk janë të bezdisshme”, tha Gates gjatë një takimi virtual për revistën FastCompany të SHBA-së. “Nuk kushton shumë, sidoqoftë njerëzit e shohin si kufizim të lirive të tyre, pavarësisht rrezikut të infektimit të njerëzve tjerë”.

Ai gjithashtu ka thënë se i duket e “frikshme” që emri i tij shpesh lidhet me teori të ndryshme konspiracioni. Ai ka thënë se në një krizë si kjo që po e kalojmë tani, është e nevojshme që t’u përmbahemi fakteve.

Lexo po ashtu:  “Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë"

Gates gjithashtu shprehi brenga se teoritë e konspiracionit do të çojnë në refuzimin e mbajtjes së maskës, posaçërisht në SHBA, dhe se këto teori gjithashtu do të shkaktojnë refuzimin e vaksinimit, nëse një e tillë do të zbulohet në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com