Kush e diktoi marrëveshjen e re mes Izraelit dhe HAMAS-it?

Në SHBA ka një lloj gare për të marrë meritat e kësaj që u arrit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka rendur të deklarojë se ishin qëndrimet e tij që përshpejtuan e madje detyruan HAMAS-in të ulet në negociata, ku pika kyçe ishin pengjet.

Ndërkohë presidenti në detyrë, Biden ka replikuar duke u shprehur se marrëveshja është produkt i përpjekjeve shumë të gjata të administratës së tij. Në një opinion për “Politico”, Jamie Dettmer, shkruan se megjithë përpjekjet e diplomacisë amerikane në 15 muajt e fundit, gjërat fituan një dinamikë të re me deklaratën e 7 janarit të Donald Trump, që u shoqërua nga një qëndrim shumë agresiv, i cilësuar i tillë, nga i caktuari si i Dërguar Special për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Për ish-strategun e fushatës së Trump, Steve Bannon, presioni i hapur i Donald Trump se “ferri do të niste” në të vërtetë nuk lidhej me HAMAS-in që kishte humbur asetet kryesore, por me qeverinë e Netanyahut.

Ky ishte një paralajmërim për Netanyahun

citohet Bannon. Qëndrim që autorit të shënimit ia konfirmon edhe një zyrtar izraelit.

Ai ka frikë nga Trump

shprehet në të njëjtën linjë edhe ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert.

Lexo po ashtu:  Koha e nxehtë rrezikon prodhimin e mjaltit

Trump ka qenë në një pozitë më komode se Biden për të ushtruar presion mbi Netanyahun, pasi demokratët kanë patur drojën se do të gjykoheshin nga faktorë hebrenj në SHBA. Nga ana tjetër, Trump i ka dhënë zë këtu dy shqetësimeve: një katastrofës humanitare që nuk mund të injorohet dhe menaxhimi i së cilës i jep kredite atij, së dyti, shqetësimit të liderëve arabë.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Ultimatumi i Trump i ka krijuar kushtet kryeministri izraelit që të gjejë një alibi përkundër radikalëve që ka në qeveri si Ben-Gvir dhe Smotrich.

Në vëmendje të të gjithë kësaj që ndodhi, vjen metoda e re e diplomacisë direkte amerikane konceptuar nga Trump dhe zbatuar nga Witkoff: Ke marrëveshjen, ose firmose, ose lëre. Pasojat priti menjëherë!

Dhe për Dettmer, pa SHBA, Netanyahu do të humbiste shumë më shumë sesa do të merrte. Aktualisht mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por paqja, apo edhe armëpushimi dhe sidomos lirimi i pengjeve e defaktorizon politikën e luftës në Izrael duke i dhënë një shans demokracisë në atë vend, dëmtuar rëndë nga lufta në Gaza.

Lexo po ashtu:  KLAN: Në Washington pritet të nënshkruhen dy marrëveshje, ja për çfarë bëhet fjalë

jamie dettmer

trump

gaza