Edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë të veçantë në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq të enjten e kaluar në moshën 89-vjeçare.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qosja kujtohet si njëri nga njerëzit që e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.
“Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Kësaj kohë ai iu përgjigj me vepra, më studime, polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën tonë publike”, ka thënë Haxhiu, në seancën që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Qosjes.

Ajo ka thënë se Qosja e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e Rilindjes kombëtare, mbi trashëgiminë iluministe evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik.
“Akademik Qosja e nxori studimin e letërsisë shqipe nga kufijtë e një disipline të ngushtë dhe e lidhi më pyetjen më të madhe të kohës së tij “Si mbahet gjallë vetëdija e një populli të ndarë, të shtypur dhe të detyruar të mbrojë edhe gjuhën, edhe historinë, edhe të drejtën e vet politike. Me punën e tij kërkimore, me interpretimet e thella dhe në leximin e ri të autorëve tanë më të rëndësishëm, Qosja e bëri letërsinë shqipe pjesë të debatit të madh për identitetin, për vazhdimësinë historike dhe për të drejtën politike të shqiptarëve”, ka theksuar Haxhiu, duke thënë se ai ishte zë i qartë kundër shtypjes së shqiptarëve.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij e ka cilësuar Qosjen si një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.
“Neve shqiptarëve na vdiq Rexhep Qosja. Ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Elani i tij ishte liria kombëtare, prandaj gjithë çka prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes. E lufta është strategji. Me të drejtë u tha se ai është rilindësi i fundit. Ndër institucionet që ai la gjurmë të thella janë Universiteti i Prishtinës, Akademia e Shkencave dhe Arteve, si dhe Instituti Albanologjik. Trupi i Rexhep Qosjes na la… ai nuk është me ne fizikisht, por intelekti i tij që e formuloi porosinë e madhe gjithandej korpusit të tij krijues vazhdon mes nesh si trashëgimi. Do të jetojë përgjithmonë.
Haxhiu: Qosja, zë kundër shtypjes dhe padrejtësisë
Me një minutë heshtje ka nisur seanca e veçantë e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet në nderim të akademikut, Rexhep Qosja i cili vdiq më 23 prill në moshën 90-vjeçare.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në një fjalë rasti tha se akademiku, Rexhep Qosja ishte zë i qartë kundër shtypjes, padrejtësisë dhe përpjekjeve për mohim të identitetit kombëtar.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në këtë seancës të veçantë për kritikun letrar deklaroi se Qosja ishte ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike.
Haxhiu:Qosje e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare
“Si njëri ndër njerëzit që e shndërroi kulturën në hapësirë mendimi, polemike, vetëdije dhe përgjegjësie historike. Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej që vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën politike kësaj kohe ai iu përgjigj me vepra me studime polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e rilindjes kombëtare mbi trashëgiminë ilimuniste evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik. Si shkrimtarë ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht artë dhe ndërgjegje. Në veprat e tij artistike solli njeriun përballë frikës pushtetit padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë“, tha Haxhiu.
Kryeparlamentarja, Haxhiu tha se kujtimi për akademik Qosjen do të mbetet tek mendimi kritik, gjuha shqipe dhe historia politike e shpirtërore e Kosovës.
“Akademik Qosja nuk kërkoi nderime për vetën, por Republika ka detyrë t’i nderoj ata që me veprën e tyre e kanë nderuar shtetin dhe e kanë nderuar kombin. Kujtimi për të do të mbetet aty ku ai e vendosi gjithë veprën e tij në kulturën shqiptare, në mendimin kritik në gjuhën shqipe dhe në historinë politike shpirtërore të Kosovës”, deklaroi Haxhiu.
Konjufca: Qosja ishte një nga intelektualët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit
Shqiptarëve iu vdiq rilindësi i fundit, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Në ceremoninë përkujtimore në shenjë nderimi për akademikun, Rexhep Qosja, i dyti i ekzekutivit tha se Qosja ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit shqiptar.
Konjufca: Qosja ishte një nga intelektualët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit
“Neve shqiptarëve na vdiq Rexhep Qosja. Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët dhe veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë. Çdo krijues përshkruhet nga një parim suprem qëllimor, i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte parimi i Qosjes? Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes, e lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija dhe mbi të ndërtohet sigurt ngrehina e shtetit kombëtar. Në këtë kuptim, me të drejtë këto ditë u tha se ai është rilindësi i fundit”, tha ai.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se me vdekjen e Qosjes, Kosova nuk ka humbur një njeri të dijes, por një institucion të mendimit kritik.
“Nuk humbëm vetëm një njeri të dijes, e humbëm një institucion të mendimit kritik dhe një ndërgjegje që nuk pranoi të heshte. Na mësoi se pushteti më i rrezikshëm nuk është ai që ndalon trupin, por ai që pushton mendjen”, është shprehur ai.
Ndërsa, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Qosja e shihte letërsinë si pasqyrë të shoqërisë, historisë dhe identitetit.
“Akademik Qosja ishte studiues dhe një mendimtar kritik që e shihte letërsinë si pasqyrë të shoqërisë, historisë dhe identitetit. Ishte një zë që shpesh sfidonte, polemizonte dhe kërkonte reflektim duke e bërë debatin intelektual më të thellë”, është shprehur ajo.
