Mbështesim protestën e minatorëve të Bulqizës në Tiranë

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës si dhe protestën që “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” organizon këtë të diel, data 26 janar, në Tiranë në ora 11:00 te Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ministria e Financave nuk është duke i dhënë përgjigje sindikatës së minatorëve për kontratën kolektive, ndërkohë që Inspektoriati i Punës nuk ka ndërmarrë masa ndaj shkeljeve të rënda të të drejtave të punëtorëve dhe të Kodit të Punës. Rikujtojmë se 27 punëtorë kanë humbur jetën në galeritë e minierave të Bulqizës dhe Martaneshit prej vitit 2014, dhe shumë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda në punë. Ndërkohë kompania koncesionare “AlbChrome” ka hequr nga puna 4 minatorë sindikalistë, dhe ka kërcënuar shumë të tjerë me pushim nga puna vetëm për shkak se janë organizuar e bashkuar në sindikatë – një e drejtë e tyre kushtetuese.

Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë janë pasuri publike. Shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët. I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë në solidaritet me minatorët e Bulqizës.

Lexo po ashtu:  Takimi në Bruksel, vjen reagimi nga SHBA: Ka progres, negociatat vazhdojnë

Tiranë, 25 janar 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *