Rregullatori amerikan miratoi ilaçin më të shtrenjtë ndonjëherë për një sëmundje të radhë që shkatërron kontrollin e muskujve tek fëmijët e vegjël. Fëmijët e prekur nga kjo sëmundje vdesin brenda disa muajsh.

Trajtimi kushton 2.125 milionë dollarë. Kostot jashtë xhepit për pacientët do të ndryshojnë në varësi të siguracionit.

Ilaçi, është shitur nga një suedez, Novartis dhe është një terapi genesh që trajton një gjëndje të trashëguar të atrofizisë muskulare.

Trajtimi synon një gjen defektoz i cili dobëson muskujt e fëmijëve aq shumë sa ata nuk janë më në gjëndje të lëvizin deri në pamundësi për tu gëlltitur dhe marrë frymë. Kjo sëmundje godet çdo vit 400 fëmijë në Amerikë

Administrata e ilaçeve dhe e shëndetit miratoi dje trajtimin me ilacin e quajtur Zolgesma, për fëmijë nën moshën 2 vjeçeve dhe e shëndetit miratoi dje trajtimin me ilacin e quajtur Zolgesma, për fëmijë nën moshën 2 vjeç të cilët përmes testit genetik u konfirmohet se kanë një nga tre tipet e kësaj sëmundjeje. Terapia merret përmes serumit për një orë.

Lexo po ashtu:  Cilat janë mënyrat për të shmangur sëmundjet e zemrës dhe kancerin ..

Novartis thotë se lejon përdoruesit e ilacit që të bëjnë pagesën brenda 5 vitesh, 425 mijë dollarë në vit, dhe nëse nuk funksionon terapia atëherë kthehen të gjitha paratë, shkruam AP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *