Mbi “marrëveshjen”.
1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe bëhet marrëveshje.
2. Dakordimi apo pranimi verbal i Serbisë deri më tash ka qenë veç taktik. Ata kanë shpresuar se kështu do të “duken mirë” në sytë e BE dhe SHBA, por nuk kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë. Parimi i vjetër “ndryshe flet, ndryshe bën”.
3. Nuk është e vërtetë se platforma ka ardhur si “merre ose lëre”, dmth. palët janë “kapur për veshi”. Platforma është studiuar e diskutuar për muaj me radhë. Palët kanë dërguar komente e vërejtje. Draftet e platformës kanë ndryshuar, duke reflektuar në një masë sugjerimet e palëve. E vetëm ky versioni i fundit paraqitet si version që duhet pranuar ose jo i pandryshuar – sepse përndryshe do të mund të vazhdohej pafundësisht me propozime për ndryshime të vogla a të mëdha.
4. Arsyeja, caku, dhe afati i propozuesve të marrëveshjes lidhet me nevojën që shtrohet nga ofensiva e pranverës që do të ndodhë në Ukrainë.
5. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.
6. Një opinion publik i kënaqur do të thotë se ajo palë ka hapësirë për të lëshuar pe edhe më shumë. Opinionet e dy vendeve me gjasë e dinë këtë, prandaj edhe nuk paraqiten të kënaqura me marrëveshjen, edhe pse mbështetjen për liderët respektivë që ishin në Bruksel, e kanë të madhe.
7. Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska. Qasja në dukje skizoide e Vuçiqit, që verbalisht pranon e me shkrim jo, ka të bëjë me pamundësinë e tij për t’u ulur në dy karrige kur në mes të tyre ka zjarr. Të shohim cilën karrige do të zgjedhë, apo do të rrijë në mes.
Lexo po ashtu:  Perëndimi e refuzon! Ambasada Ruse i shkruan Kryeministrisë: Jemi gati ta sjellim vaksinën Sputnik V në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *