Dimrin e kaluar një fermer vendas në jug të Turqisë u rrëzua mbi një gur të madh me mbishkrime misterioze që ishte gjysmë i zhytur në një kanal për ujitje.

Guri, sipas analizave të fundit, zbuloi historinë e lashtë të një civilizimi të humbur që mund të ketë mposhtur mbretërinë Phrygia të mbretit Midas në fund të shekullit VIII para erës sonë.

Sipas një deklarate, disa muaj pasi që e zbuloi gurin, fermeri u tregoi arkeologëve vendas për ekzistencën e tij, transmeton Koha Ditore.

”Menjëherë ishte e qartë se ishte i lashtë dhe ne njohëm gjuhën në të cilin shkruhej në gjuhën luviane e përdorur në epokat e bronzit dhe hekurit”, ka thënë James Osborne arkeolog dhe asistent profesor i arkeologjisë së Anadollit në Universitetin e Chicagos.

Me një traktor, fermeri i ndihmoi arkeologët të nxirrnin nga kanali gurin e rëndë apo shtyllën me mbishkrime.

Sipas deklaratës, shtylla me mbishkrim ishte e mbushur me hieroglifë të shkruar në gjuhën luviane, një nga gjuhët me të vjetra indoevropiane.

Lexo po ashtu:  Sa i sigurt është mishi sintetik, dhe a do të zëvendësojë ai mishin e kafshëve?

Gjuha e shkruar e mbushur me simbole me hieroglifë që datojnë nga Turqia e lashtë, lexohet në sekuenca të alternuara nga e djathta në të majtë dhe nga e majta në të djathtë. /Koha.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *