Është interesante që kjo është bimë gjysmëparazite. Me rrënjët e veta përforcohet për barin e livadhit nga i cili thith kripërat minerale Eufrazia (Euphrasia officinalis) është bimë njëvjeçare, e cila mund të gjendet në livadhet e thata. Përmban: Glikozidrinantinë, vaj eterik, vaj yndyror, rrëshirë, hidrokarbure, vitaminë C etj. Përdoret si antibakterik, antibiotik, antikatarik, antiseptik, antifungal, tonik, digjestiv etj. Është e përshtatshme për sëmundjet siç janë konjunktiviti, glaukoma, iritisi, dobësimi i syve, inflamacioni i kapakëve të syve etj. Eufrazia mund të përdoret edhe te bronkiti, gripi, kundër dhembjes së kokës, problemeve me tretjen, ngërçet, nervozizmin, pagjumësinë, apetitin e dobët. Shija e bimës është e njelmët apo e ithët. Ekzistojnë disa lloje të eufrazisë dhe të gjitha janë të përdorshme në qëllimet fitoterapeutike.

Si përdoret eufrazia? Çaj Çaji nga eufrazia mund të përgatitet për kompresa dhe shpëlarje të syve. Një lugë e vogël e kafes të bimës së thatë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar. Përdoret i kulluar pas 10 minutash, ashtu që njomet kompresa, e cila vihet në kapakë të syve. Çaji mund të përdoret edhe për pije, i cili forcon të parët. Është e nevojshme që të përgatitet në të njëjtën mënyrë dhe pihet tri herë në ditë, pa e ëmbëlsuar. Pika për sy Përdoret bima e freskët, nga e cila shtrydhet lëngu, i cili përzihet me ujë të distiluar. Përdoren nga dy pika për secilin sy. Tinktura 200 gramë bimë të thatë qitet në një litër alkool 70%. Pas 30 ditësh kullohet dhe përdoret ashtu që çdo ditë me pak ujë pihen 10-20 pika.

Lexo po ashtu:  Motivim: “Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë”

Kundër flamës Një lugë e vogël e eufrazisë qitet në 2,5 decilitra ujë të vluar, lihet pesë minuta dhe qitet gjysmë luge e vogël kripë. Dy deri në tri herë në ditë spërkatet në vrima të hundës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *