Publicisti Xhafer Shatri ka publikuar sot rrëfimin e Arian Currit nga Strellci i Poshtëm i Deçanit, i cili më 6 prill të vitit 1994 ishte arrestuar nga Policia serbe.

Ai publikoi një pjesë ku Ariani kishte dëshmuar se si policët serb e kishin lidhur për radiatori dhe më pas e kishin rrahur dhe me majë të thikës ia kishin vizatuar në gjoksin e tij kryqin dhe katër “S” cirilike.

Shatri tregon se falë Amnestisë Internacionale, dëshmia e Arianit, do të bëhet, gjithandej në botë, kryerrëfim për mizoritë serbe në Kosovë:

Më poshtë ju sjellim të plotë postimin e publicistit Shatri:

PËR MOS ME HARRU!

Arian CURRI nga Strellci i Poshtëm, komuna e Deçanit, asokohe ishte nxënës i shkollës së mesme. Më 6 prill të vitit 1994, Arianin e arrestoi policia serbe. Se çka pësoi atë ditë Arian Curri, në Stacionin e policisë në Pejë duhet të mbetet përgjithmonë e pashlyer në ndërgjegjen e shqiptarëve.

Falë Amnestisë Internacionale, dëshmia e Arianit, do të bëhet, gjithandej në botë, kryerrëfim për mizoritë serbe në Kosovë:

Lexo po ashtu:  Kritikat e Ismail Qemalit ndaj Esat Pashës në revistën franceze “Le Temps”, prill 1913

“… Pastaj më lidhën për një radiator dhe tre oficerë të policisë hipën mbi mua. Njëri prej tyre, pasi ma hoqi këmishën, e nxori thikën dhe, me maje të saj, vizatoi në gjoksin tim kryqin dhe 4 S të alfabetit cirilikë…”

Këto shkronja që janë pjesë e emblemës serbe në flamur e gjetiu kanë këtë përmbajtje: Samo sloga serbina spasava .(Vetëm uniteti serbët i shpëton).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *