Rrjeti social Instagram është duke u përpjekur të ndalojë çdo lloj forme bullizmi në platformën e saj. Ndryshimet e reja do u japin përdoruesve të saj më shumë kontroll mbi llogarinë e tyre personale.

Kjo platformë do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin se kush mund t’i etiketojë, kush mund t’i përmendë në postime dhe madje të fshijë komentet negative në masë.

Instagram ka qenë platforma e mediave sociale që është kritikuar më së shumti, për mosveprimin e shpejtë në këtë drejtim.

Fushatat e ndryshme në të gjithë botën kanë bërë thirrje për një rregullore më të madhe, për të mundësuar mbrojtjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

“Ne kemi parë që etiketimet dhe komentet shpeshherë përdoren për të bullizuar ose ngacmuar përdoruesit e tjerë, prandaj ne po sjellim risi të reja që ju lejojnë të menaxhoni kush mund t’iu etiketojë ose përmend në Instagram. Ne e dimë se mund të ndjeheni të pafuqishëm për të menaxhuar një varg komentesh negative, kështu që ne kemi qenë duke testuar mundësinë për të fshirë komentet negative në masë, si dhe të bllokojmë ose kufizojmë shumë llogari që postojnë komente negative“, u shpreh në deklaratë një zëdhënës i kompanisë.

Lexo po ashtu:  I dëbuemi – Gjergj Fishta

Kompania ka bërë gjithashtu përmirësime në programin e tyre të monitorimit, për të larguar çfarëdolloj përmbajtje ose postimi të dëmshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *