Si u detyrua Greqia t’u japë fund masakrave në Shqipërinë e Jugut dhe një fjalim i lordit britanik, Ëalter Guiness, i cili tha: “Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut, ku raca shqiptare është shumicë absolute”.
Revista Blackëood’s Magazine ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut (Edinburgh Monthly Magazine). The Neë York Times, i referohet kësaj reviste për të treguar Historinë e Çamërisë dhe në mënyrë të veçantë atë të Sulit. Artikulli i marrë nga Revista Blackëood’s Magazine, i përket vitit 1888, për t’u ribotuar në Neë York Times, me të rejat e fundit që po ndodhnin në Çamëri vitin 1914. Është koha, kur Qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu si pohon edhe revista amerikane “Time” e datës 26 Gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrisë greke më 6 Mars 1913. Një përshkrim faktik i viteve të para të shtetit të sapolindur shqiptar jepet më poshtë mbështetur në librin “Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-¬1923, Stanford University Press, 1926”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore. Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 ¬ 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912 duke patur si shkak shpalljen e pavarësisë shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 ¬ 10 Gusht 1913) filloi, kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saja, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të
Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Kufijtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913. Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet europiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin Gjerman Ëilliam of Ëied. Përkrahja e Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arsye për këtë mund të gjendet tek fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Ëalter Guiness, i cili tha: “Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut, ku raca shqiptare është shumicë absolute”.
Në shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t’i jepeshin asaj me kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit mars 1914 dhe ta respektonte shtetin Shqiptar. Por, nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekët në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjtë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur “Republikë Autonome të Epirit të Veriut”, e cila përmblidhte Himarën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Delvinën. Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjirokastër u shpreh: “…është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar…”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Në fund të marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë që t’i jepte fund masakrave në Shqipërinë e jugut. Theksi u vu në faktin që ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së jugut, në fakt ajo edhe po linte pas banditë të organizuar e të armatosur prej saj, po ua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t’i rreshtuar me “Ushtrinë e Epirit të Veriut”. Me qëllim që t’i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar ende me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me “grekërit e Epirit të Veriut”.

Lexo po ashtu:  Më 7 shtator 1894 u nda nga jeta Anton Santori, shkrimtari i shquar arbëresh

Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së jugut prej trupave italiane dhe austro¬hungareze, bëri që një marrëveshje (që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit) të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë u jepej garanci “grekërve të Epirit të Veriut” se “kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekërit të mos thirreshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta”, por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *