Një nga mediat më prestigjioze të Bosnjë e Hercegovinës, Klix.ba, raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar sot një letër KFOR-it dhe EULEX-it.

Sipas raportimit të Klix, ai ka paralajmëruar se nëse KFOR-i dhe EULEX-i nuk i heqin barrikadat, Kosova e ka një plan të detajuar për ta bërë vetë heqjen e tyre.

Albin Kurti më herët ka theksuar se KFOR-i ka kërkuar kohë dhe se aktualisht në veri të Kosovës ndodhen 11 barrikada.

“I kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht sepse liria e lëvizjes nga pozita e KFOR-it konsiderohet vlerë themelore”, tha Kurti, shkruan Klix.

Pak para takimit të sotëm mes Kurtit dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it, është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë të paraparë prej 124 mijë eurosh për të marrë me qira “makineri të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurëve.

Megjithatë, policia ende nuk ka bërë të ditur nëse, eventualisht, mjetet e rënda do të përdoren për heqjen e barrikadave.

Lexo po ashtu:  Ushtria ruse po sulmon edhe aeroportet e bazat ushtarake ukrainase

Edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha dje se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *