Sipas profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Albert Hafner në një intervistë për universitetin tha se zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit, i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut, janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët.

Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën.

Deri në gjetjen e projektit EXPLO, vendbanimet më të vjetra të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine ishin disa qindra vjet më të rinj. Data e re e radiokarbonit tregon midis viteve 6000 dhe 5800 para Krishtit si një shenjë kohore për një nga vendbanimet më të hershme të Evropës të shtëpive me këmbë.

Lexo po ashtu:  Të kthesh hapat në energji elektrike, shpikja inovatore në Londër

“Sitet arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane. Sedimentet natyrore të liqeneve dhe vendbanimet prehistorike të zhytura në ujë ofrojnë kushte të jashtëzakonshme ruajtjeje dhe njohuri unike holistike në dinamikat e antroposferës, biosferës dhe gjeosferës së kaluar”, thuhet në faqen e internetit të projektit EXPLO.

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha për AFP se ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje.

Arkeologët që kanë punuar në vend për katër vjet, duke zbuluar fara të ndryshme, bimë dhe eshtra të kafshëve të egra dhe të zbutura, së fundmi u ndeshën në një mister të ri për t’u përpjekur dhe për ta zgjidhur. Zbulimi i palisadave sugjeron se vendbanimi ishte i fortifikuar me mijëra dërrasa me thumba të përdorura si barrikada mbrojtëse, por arkeologët nuk janë të sigurt pse u nevojitej fshatarëve.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët në Zvicër ndërtojnë xhaminë në vlerë 5 milionë frënga

Sipas arkeologëve do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren përfundimet përfundimtare.

Marrë dhe përshtatur nga Usatoday.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *