Shumë media amerikane kanë raportuar një ditë më parë pas raportimit në Kongres të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Ai u zu ngushtë kur u pyet për vendimin e marrë nga DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sidomos në siklet u ndje kur u pyet nëse në këtë histori ka gisht miliarderi George Soros. Mediat amerikane si New York Latest News, Journal Beat, News Taft apo USA News Lab kanë raportuar për këtë zhvillim. Ndiqeni më poshtë shkrimin e gazetares Ann Cowan

Një Republikan kyç në Capitol Hill i kërkoi shpjegime të hënën Sekretarit të Shtetit Antony Blinken se pse Departamenti i Shtetit nuk kishte shfaqur prova për të mbështetur aludimet për korrupsion kundër ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, një ish-aleat i lartë i SHBA në përpjekjet për promovim të demokracisë në Ballkan.

“Shumë mendojnë që kjo doli nga hiçi”, tha kongresmeni Lee Zeldin për vendimin e Blinken për t’i ndaluar Berishës, bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të rritur hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes së ish-Kryeministrit në korrupsion sinjifikativ.

Në seancën e Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit të SHBA, Blinken e mbrojti vendimin e tij por pa ofruar fakte për të mbështetur akuzat kundër Berishës, i cili zuri vend në titujt kryesorë në botë me pretendimin se lëvizja e Sekretarit të Shtetit kundër tij ishte bazuar në “dizinformacion” nga ekipe të mbështetur nga George Soros.

Lexo po ashtu:  Virologu i njohur gjerman Drosten për SPIEGEL: E keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar - I druaj pranverës dhe verës

Zeldin u përpoq ta sqaronte plotësisht këtë pretendim. “Keni pasur ju apo dikush në emrin tuaj komunikim me zotin Soros apo dikë në emër të tij?”, pyeti kongresmeni. “Thjesht por përpiqem të sqaroj se çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë”.

“Nuk kam pasur”, u përgjigj Sekretari i Shtetit. “Nuk mund të flas për gjithë Departamentin e Shtetit. Por unë nuk kam pasur”.

Aktiviteti i ngjeshur erdhi rreth një javë pasi Berisha, një veteran i qendrës së djathtë në skenën politike post-komuniste në Shqipëri, tha për The Washington Times se ai beson se Departamenti i Shtetit ka “zero fakte” për të mbështetur akuzat kundër tij.

“Jam krejtësisht i bindur se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobues i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë”, tha Berisha. “Ata nuk kanë asnjë provë. Asnjë fare. Sikur të shfaqnin ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte”.

Lexo po ashtu:  Ndërron jetë partizanja dhe gruaja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha

Këto deklarata i japin një kthesë interesante konfrontimit të papritur midis administratës Biden dhe një ish-lideri ballkanik që njihet si i afërt me administratat e mëparshme republikane.

Në seancën e së hënës, Zeldin tha se Departamenti ka përgjegjësinë të jetë transparent me fakte sa herë që akuzon ish-krerë shtetesh për korrupsion.

“Bëra disa kërkime për të gjetur ndonjë informacion të ri që përfshin korrupsionin (e Berishës), por nuk gjeta asgjë”, tha Zeldin. “Pra, ku duhet kërkuar. Anëtarët e medias, për shembull, dëshirojnë informacion, sepse kemi një vendim të Departamentit të Shtetit kundër tij e familjes së tij, si dhe mbrojtjen e zotit Berisha. Ku duhet të kërkojë informacion një anëtar i medias për korrupsionin që i referohen”.

Departamenti Shtetit nuk dha detaje për të mbështetur akuzat kur u pyet nga The Times para publikimit të intervistës së 28 majit me Berishën.

Një zëdhënës i departamentit tha në kushte anonimati se Blinken duhet të identifikojë çdo zyrtar dhe anëtarët e afërt të familjes nëse Departamenti ka informacion të besueshëm për korrupsion apo shkelje të të drejtave të njeriut.

Lexo po ashtu:  Entografi francez: Shqiptarët ishin njerëz më të bukur në Perandorinë Osmane

Zoti Berisha prej vitesh ka ngritur zërin kundër zoti Soros dhe aludon se ai është viktimë e fushatës politike të promovuar nga një rrjet organizatash joqeveritare në Shqipëri e vende të tjera ballkanike të mbështetura nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur të Sorosit.

Balkan Insight, një website i respektuar i gazetarisë investigative, ka vënë në dukje se Sorosi është shpesh objektiv i teorive konspirative.

Midis atyre që fajësojnë Sorosin është Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, i cili u deklarua persona non grata dhe u akuzua për korrupsion domethënës më 2018 nga administrata Trump.

Përfaqësues të Sorosit nuk iu përgjigjën kërkesës për koment nga The Times para publikimit të intervistës me Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *