Sqarim i Melazim Koci për Mediat që po e deformojnë mesazhin e presidentit Biden!
“Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka derguar leter urimi presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit te pavaresise se Kosoves.
Mjerisht numer i konsiderueshem i mediave ne Kosove (mbase nga pakujdesia ose mosnjohja e duhur e gjuhes angleze) kane deformuar esencen e mesazhit.
Biden shkruan: “Ne mirepresim miratimin tuaj te propozimit te BE-se per normalizimin, me qellimin perfundimtar te njohjes reciproke….”.
Shume media (portale) formulimin – eventual goal of mutual reckognition – gabimisht e kane perkthyer si – “me qellimin eventual te njohjes reciproke” – duke e deformuar rende mesazhin.
Termi “eventual” (anglisht) i perkthyer ne gjuhen shqipe e ka domethenien perfundimtar, por i perkthyer gabimisht “eventual-e” ne shqip, jo domosdoshmerisht ka domethenien perfundimtar.
Pra, nuk kemi te bejme me gabim gjuhesor, por gabim te rende material, qe esencialisht ndryshon mesazhin e presidentit Biden.
E pafalshme per profesionistet e shume mediave (portaleve) kosovare!”, shkruan z. Koci.
Lexo po ashtu:  Pse vaksinat po bëhen në krah, e jo në pjesë të tjera të trupit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *