Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj medieve në Serbi të cilat vazhdimisht e kanë sulmuar atë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar disa nga titujt e lajmeve të publikuara në mediet e afërta me pushtetin në Serbi.
Kamberi ka thënë se këto mediume janë të kontrolluara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tutje ai shtonë se këto presione nuk do ta ndalin betejën e tyre për të drejta.

“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A. Vuçiq nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”, shkruan Kamberi.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/350137353583233

Lexo po ashtu:  Kurti për herë të parë “sy më sy” me Ana Bërnabiq në samitin e Londrës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *