Dyshohet se po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok. Pesë persona janë arrestuar.
– Është raportuar për të shtëna armësh ku një person është qëlluar, tha Daniel Wikdahl, zëdhënës për shtypin i policisë së rajonit të Stokholmit, për gazeten suedeze, Expressen.
I vrari është 38-vjeçari Salwan Momika, i cili u bë i njohur në Suedi vitin e kaluar për aktet e tij të djegies së Kuranit. TT ka konfirmuar vdekjen e tij përmes Gjykatës së Stokholmit.
Sipas Expressen, pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin, përcjell MekuliPress.
Momika ishte i akuzuar për katër raste të djegies së Kuranit gjatë vitit 2023, dhe vendimi gjyqësor për çështjen e tij pritej të jepej të enjten në orën 11:00.
E qëlluan në një transmetim të drejtpërdrejtë
Policia mori raportime për të shtënat në Södertälje, një qytet afër Stokholmit, rreth orës 23:11 të mbrëmjes së së mërkurës.
Ngjarja ndodhi brenda një apartamenti. Sipas burimeve të Aftonbladet, Momika u qëllua me armë ndërsa ishte duke transmetuar drejtpërdrejt në TikTok nga një apartament në Södertälje.
Policia ka marrë informacion se vrasja mund të jetë transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale, percjell MekuliPress, gazetën suedeze Aftonbladet.