Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Bashkimi Evropian po përballet me situatë të njëjtë sikur ajo e para shpërbërjes së Jugosllavisë, paralajmërojnë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç,  ish-presidenti i Sllovenisë, Milan Kuçan, dhe ish-presidenti i Bosnjës, Raif Dizdareviç.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Të tre këta liderë të shteteve që ishin pjesë e Jugosllavisë, besojnë se përgjegjësia më e madhe në luftërat e përgjakshme të Ballkanit në vitet e 1990-ta, erdhi si pasojë e refuzimit të diskutimeve mbi një marrëveshje politike që do të gjente një alternativë që federata Jugosllave të pushojë së ekzistuari, raporton Danas.

E të tre këta liderë shtetërorë, i thanë këto fjalë gjatë takimit të përbashkët në qytetin e Konjic të Bosnje dhe Hercegovinës. Ata takimin e mbajtën në një tunel “nëntokësorë” i cili shërbeu gjatë luftës për kalimin e civilëve.

Takimi i mbajt për të kujtuar situatën dramatike të luftës së fundit në Bosnje dhe Kroaci.

Lexo po ashtu:  A ka Kosova mjaftueshëm rezerva në rast të izolimit , sqaron Qeveria e Kosovës

Mesiç, është ish-presidenti i Kroacisë, i cili gjithashtu ishte anëtarë i mbledhjes së fundit të Presidencës Jugosllave, Dizdareviç ka qenë president i Bosnje dhe Hercegovinës para se kjo e fundit të hyjë në luftë, ndërsa Kuçan është presidenti i parë i Sllovenisë dhe kryetar i Lidhjes Komunistë të Sllovenisë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *