Gëzim Mekuli

Demagogjia e OJQ-ve në Kosovë, e shumcës nga këto të jem më i qartë, të cilët po thithin me milona euro, kinse për të avancuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe kinse të ndihmojnë në proceset politike demokratike, janë rirreshtuar në anën e mediave, gazetarëve dhe portaleve të partive poltike që për 20 vite rresht e leckosën dhe e varfëruan (shpirtërisht e materialisht) këtë popull.

OJQ-të, të ndikuara, e të varura, nga donatorët që qëndrojnë prapa me financime, në vend se të rreshtoheshin tek ndryshimi, ndryshimin që e ka votuar populli i Kosovës me votën e lirë, demokratike e të garantuar me kushtetutë, këta cohen e orientohen, ushqejnë dhe mbështesin ata të cilët degjeneruan, dhe e shkatërruan, cdo gjë që ishte jetike për një jetë me dinjitet.

Shtohet pyetja përse sot, pse pikerisht sot, shikohen me lupë “lëshimet” e VV-së? Ku eshte qellimi i teksteve dhe shkrimeve retorike të tyre?

Përse ky manipulim i OJQ-ve me gjuhën dhe me faktet?

Shtrohet pyetja: Sa janë të pavarur ne mëndime opinionistët e OJQ-ve? Nëse janë të pavarur, deri ku shkon pavarësia e tyre për të vlerësuar situatën politike? Kend e përfaqeson ky opinionist, kend e kritikon e kend e sulmon ky opinionist a ky lider i OJQ-së? Mbronë organizatën e vet, nga ku e merr pagen mujore prej mijëra euro, apo interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës?

Lexo po ashtu:  Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Unë e di se “spin doktorët”, qëllmet, planet dhe projektet e OJQ-ve në Kosovë janë diku jashtë Kosovës. Ndoshta, edhe nuk e dinë se janë të manipuluar, ndoshta edhe e dinë por “nuk ua ndinë” por, ne, kolektivja, e përgjithshmja, duhet ta ketë të qartë një gjë se as administratorët, as udhëqësit, e as portalet e tyre (pra të OJQ-ve) nuk janë të pavarur; as në mendime, as në fjalime,e as në shkrime e as në veprime.

A ka lëshime në një Qeveri që ka marrë pushetin qe 1 javë? Po, ka, por ju lutem, të sulmohet Vetevendosje e Kryeministri në këtë mënyrë, e të harrohet SPS-i e Vuqici i Serbisë, është vetëdemaskim klasik i të gjithë atyre që gojën e kanë plot “demokraci”, “rregull” e retorikë.

Për më tepër, të barazvlerësohet krimi, hajnia, nepotizmi e gjenocidi ekonomik, kulturor, shëndetësor e social, me orët e pakta të Qeverisë Kurti në pushtet, është jo vetëm diletantizëm por edhe pjesmarrje direkte ne këto veprime 20 vjecare të tmershme, shkatërruese, e varfëruese për njeriun në përgjithësi.

Lexo po ashtu:  Opozita merr vendimin për protestën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *