Nga MekuliPress

Sa janë të besueshme mediat shqipe për mediat perëndimore?

Edhe pse në Kosovë ekziston një numër i madh i mediave “të pavarura”, (revista, radio, televizione, portale) pra një laramani mediale, këto vështirë mund të citohen për ndonjë lajm a ndodhi vendase nga ndonjë shtëpi mediale perëndimore.
Rrallë, shumë rrallë, kemi ndonjë artikull apo ndonjë reportazh radioteleviziv që citohet nga mediat perëndimore. Diçka e tillë, edhe sikur të zinte vend vetëm për 20 sekonda në ndonjë medium masiv perëndimor (e kam fjalën për ndonjë ndodhi, koment a lajm të marrë burimisht nga mediat vendore), do të ishte për mua një befasi e këndshme.
Fotografia e zhdukur e bandave serbe të Ballkanit
Kështu po zhduket një pjesë e realitetit, në këtë rast ndodh zhdukja e realitetit medial, dhe gjithsesi edhe politik, vendas.
Sipas Chomskyt, mediat në sistemin perëndimor, në të shumtën e rasteve, janë rrogëtare të oligarkëve të fuqishëm. Këto media, detyrimisht, në reportazhe ndjekin më tepër klishenë e tyre sesa realitetin social e politik të një vendi tjetër. Në njëfarë mënyre, raportimi dhe analiza e tyre përkrahin privilegjet e tyre ekonomike, tanimë të etabluara.
Këto media kufizojnë debatet dhe shumëllojshmërinë e ideve. Përmbajtja e tyre mund të emërohet edhe si propagandë. Ja shikoni se si thjeshtësohet dhe barazvlerësohet bisedimi në mes të Kosovës së cliruar nga Serbia dhe Serbisë okupatore.
Mediat e huaja në reportazhet e tyre ndjekin më tepër klishetë që atyre u vijnë përshtati sesa realitetin e vendit tonë. Sot kemi një shpërthim të shfaqjes së hapur të simpatisë mediale perëndimore kundrejt Serbisë, me qindra lajme e reportazhe, me qindra artikuj e fjalë mirëdashëse për qeverinë “demokratike”.
Fotografia e bandave serbe të Ballkanit, apo fotografia e së keqes përgjithësisht, dëshmohet më shumë nga padija dhe paragjykimet mediale sesa nga problemet dhe realiteti ekzistues.
Shtrohet pyetja të dashur lexues: A mos disa shtete dhe media perëndimore tentojnë të “shpëtojnë veten” dhe armatën e tyre nëpërmjet Kosovës?
Detyra e mediave (aktualisht) është “ta shpëtojë veten”, duke shitur vetveten. Kështu njëra dorë pastron tjetrën. E popujt, pra njerëzit, për të cilët do të informohet, luajnë rol të dorës së dytë.
Kështu po provohen të trajtohen sot shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Serbisë.
A do ja dalin me propagandën antishqiptare e porserbe, kjo do varet shumë edhe nga organizimi ynë mediatik, kulturor, ekonomik dhe patjetër edhe politik!

Lexo po ashtu:  HISTORIKE/ Kurti pas vendimit për heqjen e homologimit: Filloi fundi i zhvatjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *