Descartes e nisi filozofinë e tij duke vënë në dyshim çdo gjë, me qëllim që të zbulonte se çfarë mund të dinte me siguri absolute. Edhe pse mund të gabohej në lidhje me atë që mendonte, fakti që ai po mendonte ishte i pamohueshëm.

Pas pranimit që “Unë mendoj”, Descartes arriti në konkluzionin që “prandaj jam”.

Duke besuar kështu vetveten, Descartes pyeti Çfarë jam unë? Përgjigja e tij: një gjë që mendon (res cogitans), në dallim pra nga një gjë fizike që shtrihej në një hapësirë tredimensionale (res extensa).

Kështu që, bazuar në këtë linjë, Descartes e dinte se ekzistonte, edhe pse nuk ishte i sigurtë që kishte një trup.

Eshtë një teori filozofike vërtetë e komplikuar. Duhet që të lexoni Meditimet për të parë se si përfundon… /MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Poshtë injoranca agresive! Rroftë libri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *