NVIDIA dhe Mercedes-Benz premtojnë të revolucionarizojnë pronësinë e makinës duke i bërë softuerët dhe programet të përditësueshme me opsione të fundit.

Gjatë një konference për shtyp NVIDIA dhe Mercedes-Benz lajmëruan se janë duke bashkëpunuar për të zhvilluar një sistemi kompjuterik revolucionar për makinat dhe gjeneratën e re të automobilave luksozë të 2024.

Kompanitë e konsiderojnë si një prej arkitekturave më të avancuara kompjuterike vendosur në një automobil.

Ky softuer do të mundësojë Nivelin 2 dhe 3 të autonomisë, në një linjë me makinat e Tesla dhe Niveli 4 i parkimit autonom.

Kjo do të thotë se makina mund të parkohet vetë pa asnjë ndihmë nga një shofer. Megjithatë ndërhyrja e njeriu është e domosdoshme në situata dhe rrethana katastrofike.

Për më tepër sistemi kompjuterik i bazuar në platformën NVIDIA DRIVE mund të automatizojë udhëtimet nga një adresë në tjetrën.

Më intrigues mbi të gjitha do të jenë përditësimet over-the-air u konsumatorët mund të blejnë dhe instalojnë aplikacionet, softuerë dhe funksione të avancuara përsa kohë kanë makinën në përdorim.

Lexo po ashtu:  Më në fund zbulohet misteri pas lajmit të Microsoft për Windows 1.0

NVIDIA dhe Mercedes-Benz premtojnë të revolucionarizojnë pronësinë e makinës duke i bërë softuerët dhe programet të përditësueshme me opsione të fundit.

Çdo makinë e ardhshme Mercedes-Benz me sistemin NVIDIA DRIVE do të ketë një ekip inxhinierësh dhe ekspertësh të cilët vazhdimisht zhvillojnë, rafinojnë dhe përmirësojnë makinën gjatë jetës së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *