Drejtori teknik i Mercedes, James Allison, ka folur për dizajnin që ka marrë makina e re e Mercedesit, pas interesimit të madh që është ngjallur për të, nga tifozët e Formula 1.

Sipas Allison, pamja e re e Mercedes është shumë më ndryshe dhe revolucionare, anise edhe modelet paraprake ishin shumë të shpejta dhe garuese.

“Qëllimi ynë ishte ta ruajmë modelin e vitit të kaluar, pasiqë e përfunduam sezonin fuqishëm, por pamë se mund të bëjmë edhe më shumë në këtë drejtim dhe vazhduam”, u shpreh ai Allison.

“Ne ishim duke ndjerë frymën e kundërshtarëve tanë mbi supet. Ne e dimë urinë e tyre dhe e dimë se nëse nuk bëjmë diçka mbresëlënëse me këtë makinë, ata do të na lënë pas”, shtoi tutje 52-vjeçari.

Britaniku shtoi gjithashtu se modeli i tanishëm ka qindra ndryshime prej makinave të mëhershme, duke thënë se kjo veturë dhuron më shumë mundësi aerodinamike.

“Specifikisht në zonën e mëposhtme të makinës është vendosur një pajisje që ofron më shumë mundësi aerodinamike”, përfundoi tekniku i Mercedes.

Lexo po ashtu:  Rama: Drutë e zjarrit do të shiten me çmimin e para luftës

Mercedes fillon kampanjën e Formula 1 si favorit absolut, që prej hegjemonisë së vendosur prej vitit 2014 me çka kanë fituar gjashtë tituj kampionë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *