Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka zyrtarizuar mbrëmë datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.14 shkurti është dita kur qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për të dytën herë brenda një viti e gjysmë.
Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve, përcjellë MekuliPress.

Aplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur gjithashtu se fushata zgjedhore për partitë politike fillon me datën 3 shkurt dhe përfundon me datën 12.




