BE ka lindur nga katastrofa dhe ka përparuar në kriza. Sot, ajo përballet me kërcënime në shumë fronte.

Nëse nuk arrin të ngrihet nga këto sfida, mund të shkatërrohet. Për fat të mirë, Angela Merkel e kupton këtë. Kancelarja gjermane mbetet udhëheqësja e besueshme e vendit të domosdoshëm evropian. Duke rënë dakord për një plan financiar radikal të ri me presidentin francez Emmanuel Macron, ajo ka shndërruar mundësitë e BE-së.

Mos harroni historinë e BE-së. Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut dhe Komuniteti Ekonomik u krijuan si reagim ndaj Luftës së Dytë Botërore.

Tregu i vetëm ishte një përgjigje ndaj problemeve ekonomike të viteve 1970. Unioni i monedhës u ra dakord në 1991 si reagim ndaj unifikimit gjerman. Krijimi i Mekanizmit të Stabilitetit Evropian dhe transformimi i Bankës Qendrore Evropiane në një banke qendrore moderne ishin rezultatet e krizës financiare të eurozonës.

Tani vjen katastrofa ekonomike e Covid-19. Megjithatë, shumë më tepër sesa kjo po kërcënojnë BE-në.

Një SHBA nacionaliste është kthyer kundër idesë së integrimit në BE. Mbretëria e Bashkuar është larguar. Kina dhe Rusia kanë politikën “përçaj dhe sundo”. Ndoshta më e rëndësishmja, kriza financiare e keqpërdorur e zonës së euros ndau vendet anëtare dhe e ktheu Italinë, mbi të gjitha, drejt euroskepticizmit. Një sondazh tregon se në një referendum “Italexit”, 42 përqind e italianëve tani do të votonin për t’u larguar.

Lexo po ashtu:  Një pamje shumë e rrallë e hershme e Jezu Krishtit, u shfaq në murin e një kishe të lashtë izraelite

Covid-19 ka prekur anëtarët e BE në mënyrë të pabarabartë, nga numri i vdekjeve dhe problemet ekonomike.

BQE është e gatshme të veprojë, për ta bërë përhapjen e borxhit të qeverisë të menaxhueshëm. Por, me një akt befasues të shkëputjes nga rendi ligjor i BE-së, Gjykata Kushtetuese gjermane ka dëmtuar kredibilitetin e BQE-së.

Si një përgjigje ndaj krizës menjëhershëm, kjo nuk mund të jetë vendimtare. Por, për sa i përket të ardhmes më të gjatë të BE-së, ajo është simbolikisht dhe praktikisht transformuese, nëse jo edhe “momenti i Hamilton”.

Këta dy liderë planifikojnë të bëjnë gjithçka që duhet për të ruajtur BE; dhe duhet, edhe një herë, të jetë e mjaftueshme.

Në vitin 2012, unë iu përgjigja skepticizmit të përhapur në qarqet financiare të SHBA-së për mbijetesën e zonës së euros duke vërejtur se Alexis de Tocqueville, shkruante në vitet 1830, dhe dyshonte nëse SHBA mund t’i mbijetonte shkëputjes nga shtetet. Por Veriu doli të kishte dëshirën dhe fuqinë e nevojshme.

Lexo po ashtu:  Kurti publikon propozimin pesëpikësh për shtensionimin në veri

Në të ardhmen e afërt, përgjigja ndaj krizës ekonomike do të vijë më së shumti nga politikat fiskale kombëtare, megjithëse mbështetur nga BQE.

Siç ka argumentuar Anatole Kaletsky nga Gavekal, propozimi franko-gjerman është shumë më domethënës nga çfarë tregojnë shifrat.

Ai përfshin dy risi: aftësinë e komisionit për të marrë hua dhe kështu per të krijuar një klasë të re të bonove të BE-së; dhe fakti që huamarrja do të financohet nga taksat e reja në mbarë Evropën mbi emetimet e karbonit ose transaksionet financiare dhe dixhitale.

Ndërhyrjet mbi të ardhurat tatimore të lejuara nga aftësia për të marrë hua mund të jenë të mëdha.

Sidoqoftë, nuk është një moment “Hamilton”, me të cilin nënkuptohet mënyra sesi Alexander Hamilton, sekretari i parë i thesarit i SHBA, përdori fuqitë e qeverisë federale për të paguar borxhet që shtetet kishin marre në luftën. Në rastin e BE-së, ky nuk është një plan për të marrë borxh. Gjithashtu, në mënyrë thelbësore, BE nuk ka një proces politik federal.

Lexo po ashtu:  Dhjetë mendime të bukura mbi edukimin!

Vendimet buxhetore duhet të merren me unanimitet.

Sidoqoftë, është një hap i madh përpara në mënyrë simbolike, që demonstron solidaritet, dhe praktikisht, në atë që krijon një instrument të ri financiar që do të financohet nga taksat e BE-së.

Ky është momenti i Merkel. Edhe një herë, kjo politikane gjithnjë e kujdesshme ka bërë një veprim vendimtar.

A do të jetë i mjaftueshëm ky propozim për t’i rezistuar këtyre presioneve? Shpresoj. Ideja Evropiane ishte një përgjigje ndaj nacionalizmit shkatërrues. Duhet të mbijetojë./Burimi: Financial Times/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *