Historia e pasagjerëve të Air Force Uruguai është një nga historitë më frymëzuese të mbijetesës. Por njëkohësisht edhe një provë e qartë e asaj se si, në situata të jashtëzakonshme, njerëzit detyrohen të marrin vendime që nuk i kanë imagjinuar kurrë, duke shkelur mbi ato që i kanë konsideruar gjithë jetën tabu.

Më 13 tetor 1972, një aeroplan i Forcave Ajrore Uruguaiane – me të cilin udhëtonte një ekip të rinjsh që merreshin me regbi me familjen dhe miqtë e tyre – u rrëzua në mes të vargmalit të Andeve. Piloti ngatërroi pozicionin e tij për shkak të motit të keq dhe, duke menduar se po zbriste në Santiago, e uli avionin në malet në kufirin midis Kilit dhe Argjentinës.

Fairchild Hiller FH-227D – një aeroplan amerikan me 50 persona në bord – u nda në dy pjesë gjatë zbritjes. 11 persona vdiqën në vend. Pjesa tjetër u përballën me temperaturat ekstreme dhe mungesën e ushqimit. Tetë ditë pas aksidentit, qeveria i ndërpreu kërkimet me bindjen se askush nuk kishte mbijetuar. Por pas 72 ditësh, 16 prej pasagjerëve të atij fluturimi ishin gjallë dhe gjetën mënyrën për të kërkuar ndihmë. Ata mbijetuan duke u ushqyer me trupat e bashkudhëtarëve të vdekur.

Lexo po ashtu:  Vuçiç dhe Rama bëhen pishman/ “Do ia ndryshojmë emrin Mini-Shengenit”

Përvoja e tyre është bërë subjekti i 26 librave, nëntë dokumentarëve dhe katër filmave artistikë, mes të cilëve edhe “Alive”. Produksioni i vitit 1993 është më i njohuri për tragjedinë e Andeve dhe për Páez-in, i luajtur nga aktori John Malkovich.

Carlos Páez, 68 vjeç, ishte një nga të mbijetuarit. Ai jeton në Uruguai, ku punon si teknik bujqësor.

Në atë kohë, ne nuk po përpiqeshim të shkonim në Hollywood dhe as e mendonim se do të intervistoheshim 50 vjet më vonë… Unë po përpiqesha të kthehesha në shtëpi, te prindërit e mi”, tregon ai për El Pais në 50-vjetorin e tragjedisë.

Isha një djalë 18-vjeçar, djali i një piktori të famshëm që na dha gjithçka. Unë kisha ende një dado – ajo më kishte bërë gati valixhen për udhëtimin”, kujton ai. “Nuk kisha mbetur kurrë në të ftohtë. Nuk kisha mbetur kurrë pa ushqim. Nuk kisha bërë kurrë ndonjë gjë të dobishme. Dhe kam jetuar historinë më të pabesueshme të mbijetesës së të gjitha kohërave.”

Lexo po ashtu:  Nata e Kadrit/ Si të gatuajmë hallvë dhe kur duhet ta konsumojmë?

Grupi i të mbijetuarve u shpëtua më 22 dhjetor 1972. Pasi bora nisi të shkrijë dhe dita u zgjat, dy prej tyre ishin larguar nëpër male në kërkim të dikujt që mund t’i ndihmonte. Si për ironi, qyteti kilian më i afërt kishte qenë vetëm 50 milje larg vendit ku ra avioni. Rikthimi 72 ditë pasi familjet e tyre dhe bota i kishin humbur shpresat se mund të ishin gjallë, i bëri ata shumë të famshëm. Morën pafund ftesa për intervista, për të shkruar libra dhe për t’u shfaqur në kopertinat e revistave.

Në moshën 18-vjeçare, është shumë bukur të jesh i famshëm”, kujton Páez. Por nuk ishte gjithçka kaq e bukur. Ndërsa të rinjtë u kthyen në Uruguaj, në Montevideo filloi të përhapej fjala se ata kishin vrarë disa anëtarë të grupit kur ushqimi nisi t’u mbaronte. Disa vendosën të mos flisnin, por të tjerë, mes të cilëve edhe Páez nuk mund të heshtnin.

“Kjo na shqetësoi sepse nuk ishte e vërtetë… ngjalli dyshime në mendjet e familjeve të djemve që vdiqën,” tha Páez për The Washington Post në 1978. “Disa revista thanë se ne ishim kanibalë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse [të jesh kanibal] do të thotë të vrasësh një person tjetër sepse të pëlqen të hash mish njeriu. Ne nuk e bëmë këtë.”

Lexo po ashtu:  Të huajtë ç’kuitojnë për shqipëtarët

Gjysmë shekulli pas tragjedisë, ai pranon se disa ditë pas rënies së avionit, bashkë me të mbijetuarit e tjerë hëngrën disa nga mbetjet e pasagjerëve të vdekur.

Të mbash pak nga miqtë e tu brenda trupit dhe në shpirtit është një nder që do ta kisha ndier nëse do të kisha vdekur: se ata do të më kishin përdorur për të jetuar,” thotë Páez, kur shpjegon se si e trajton këtë temë në ligjëratat e tij publike.

“Zakonisht atyre që më pyesin, u bëj të njëjtën pyetje: a nuk do të kishit bërë të njëjtën gjë? Kur kaloni 10 ditë pa ngrënë asgjë, e pamundura bëhet më e lehtë.”