Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dislokuar aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme për t’i dhënë një mesazh të qartë Teheranit zyrtar. Sipas mediave të ndryshme, vendimi i SHBA-ve erdhi pas deklarimeve të ndryshme për një sulm të mundshëm mbi forcat amerikane. Lajmin për dislokim e ka dhënë këshilltari për Sigurinë i Presientit John Bolton sipas të cilit vendimi në fjalë është një mesazh për Iranin se çdo akt force ndaj SHBA do të përballet me forcë ushtarake.
SHBA nuk po kërkon luftë me regjimin iranian. Por ne jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi, qoftë nga aleatët e Teheranit, qoftë nga Garda Islamike Revolucionare apo forcat e rregullta iraniane,është shprehur Bolton.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress