Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një intervistë për edicionin e DW-së në gjuhën polake, ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Mesiç ka thënë se problemi i Bosnje e Hercegovinës është një prej problemeve që duhet zgjidhur, pasi, sipas tij, është një prej problemeve më komplekse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Mesiç ka kritikuar ndërkohë politikën e Beogradit karshi Bosnjës, pasi siç thotë ai, në njërën anë serbët deklarohet se e respektojnë një Bosnje e Hercegovinë të unifikuar, ndërkohë në të njëjtën kohë mbështesin politikat e Millorad Dodikut, i cili nuk e njeh si shtet Bosnjën.

Tutje ish-presidenti kroat ka folur edhe për paprekshmërinë e kufijve të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se të gjitha luftërat në Ballkan janë bërë për shkak të kufijve.

“Absolutisht. Të gjitha luftërat në Evropë kanë filluar për shkak të kufijve. Dhe të gjithë agresorët kanë gënjyer duke thënë se po tentojnë të mbrojnë minoritetet kombëtare në vendin tjetër. Sidoqoftë ata më pas pushtonin territore të popujve tjerë. Ata thjesht kanë gënjyer”, ka thënë Mesiç.

Lexo po ashtu:  Infektohet në ceremoninë mortore të Amfilohijes, Patriarku i Kishës serbe, Irinej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *