Një ditë, vajza e martuar vjen tek i ati dhe, gjithë trishtim, i thotë:
– Baba, jam shumë e lodhur nga gjithçka. Kam plot probleme: në punë, në jetën personale, kudo, dhe nuk kam më fuqi për t´i përballuar. Si të bëj?
Dhe ja si iu përgjigj i ati:
– Eja, bijë, të të tregoj diçka.
Ndezi tri vatrat me gaz mbi sobë dhe vuri në secilën nga një xhezve me ujë. Në një xhezve futi një karrotë, në tjetrën një vezë, në të tretën hodhi kafe dhe i la të zienin. Pas disa minutash e fiku zjarrin dhe e pyeti të bijën:

– Pa shiko, ç´ka ndodhur me ato që hodha në ujë?
– Po, baba. Karrota ka zier, po ashtu edhe veza, ndërsa kafja është shpërbërë, është tretur me ujin, – tha e bija.
– Ashtu është, – u përgjigj babai. – Por, nëse vëzhgojmë thellë-thellë, do të shohim se karrota, që ishte aq e fortë, është zbutur e është bërë e epshme. Përkundrazi, veza, që ishte aq delikate dhe e thyeshme, është bërë e fortë. Pamja e tyre e jashtme duket njësoj siç ishte, pa i zier, por së brendshmi ato kanë ndryshuar krejtësisht, ama secila në mënyrën e vet, edhe pse në të njëjtën situatë: në ujë të vluar. Kështu ndodh edhe me njerëzit: ata që duken të fortë, mund të kthen në të dobët dhe ata që duken më delikatë e më të pambrojtur, në situata të vështira mund të bëhen të fortë e të ashpër.

Lexo po ashtu:  A është e dëmshme kërcitja e eshtrave – Kujdesi që ju duhet është ky...

– Mirë, po kafja, baba?
– Ah, kafja! Ajo është më interesantja. U tret e u përzie me ambientin armiqësor, duke e shndërruar atë, duke e kthyer ujin e zier në një pije të shijshme dhe aromatike. Kështu pra, ka njerëz që, me të kuptuar se nuk mund të dalin dot nga një situatë e caktuar, duke vënë në dispozicion gjithë forcat dhe njohuritë e tyre, vendosin që, për ta ndryshuar e për ta kthyer atë në diçka më të mirë, të ndryshojnë edhe diçka nga vetja. Është zgjedhja apo forca e secilit që, për të dalë nga një situatë e vështirë, të ndryshojë edhe natyrën e tij. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *