Në konferencën e parë pas shkarkimit nga Parlamenti, presidenti Ilir Meta mohoi përfshirjen në fushatë, një pretendim mbi të cilin u ngrit komisioni hetimor, i cili e finalizoi punën me vendimin e së mërkurës.

“Unë s’jam përfshirë në fushatë, kam bërë fushatë të hapur për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politike që të bashkëpunojnë”, tha Meta.

Meta e cilësoi turp Kuvendin që votoi shkarkimin e tij. Kreu i shtetit është shprehur disa herë se nuk e njeh një Parlament të tillë, për përbërjen e të cilit bën përgjegjëse opozitën dhe vendimin e saj për të lënë mandatet më shumë se dy vjet më parë.

“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Në fakt s’ka ekzistuar asnjë sekondë. Është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. Përjashtoj veten time nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një ndër faqet më të zeza në dy vite Kuvend. E nxorën edhe presidentin e Republikës në pritë sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën. Të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019 -s, që do të shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Mentaliteti jonë - Ne e kemi pranuar që jemi të pafuqishëm dhe të parëndësishëm. Shpresat janë deponuar te i fuqishmi apo mbrojtësi jonë që konsiderohet të jetë Amerika me disa shtete tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *