Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit.


Teksa ka firmosur dekretin kundër ligjit që i hoqi atij kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues, ai tha se do ta bëjë këtë por në një datë tjetër.

“Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit anti-kushtetues kërkoj shprehjen e vullnetit tuaj kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën.

Këtu pas ka një kërkesë tjetër nuk kënaqen me pak, nuk kënaqen me pak duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist.

Ju lutem më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët më shumë.” tha presidenti.

Lexo po ashtu:  Vuçiq thotë se është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *