Nga Flutura Açka
Lexojeni, Miqtë e mi! Ky është një tërmet mental!
Kështu iu përgjigj ftesës sonë për të ardhur për një bisedë me lexuesin shqiptar, autori francez Michel Houellebecq, tashmë me shtatë romane në gjuhën shqipe. Nga sot edhe “Serotonina”, e përkthyer mjeshtërisht nga përkthyesja e talentuar Edit Dibra. Romani ka pak kohë qe është botuar në Francë dhe cilësohet një nga veprat më të mrekullueshme të autorit. Nëse lexuesi gjen nëpër të ndonjë “gabim”, ndonjë “përsëritje”, ndonjë stop word, ta dijë që është e origjinali, të cilin e kemi mbetur besnikë për të respektuar stilin e tij, të patëdytë.
Më jep lumturi ndjesia që e kam botuar pa asnjë lodhje e brerje këtë autor, që nuk është autor i milionave, por që ndrit mendjet e milionave.
Michel Houellebecq nuk është shkrimtar, është vetëdije e
frikshme.
Michel Houellebecq nuk është rrëfimtar, por udhërrëfyes real.
Michel Houellebecq nuk është peizazhist, por “pajisja” më e
sofistikuar e vëzhgimit të thelbit tonë, dhe të botës ku rrojmë.
Michel Houelleecq është profeti ynë letrar.
Një muaj pas botimit të “Platformës”, ndodhi 11
shtatori i rënies së Kullave Binjake
Në të njëjtën ditë që botoi “Nënshtrimi”, ndërsa ende ishte në studio
për intervistën e parë të librit, ndodhi masakra në redaksinë e Charlie Hebdo.
Pak javë pas botimit të “Serotonina” plasi lëvizja e “Jelekverdhëve”,
siç e përshkruan ai revoltën njerëzore.
Dy fjalë për “Serotonina”
Një nëpunës francez, i cili ia ka kushtuar karrierën e tij bujqësisë, agrokimisë dhe bioteknologjisë, tashmë është pjesë e ekipit që kujdeset të promovojë djathërat franceze në tregun europian dhe t’i mbrojë ata nga kërcënimi i globalizimit. Ai sapo është ndarë nga e dashura, Juzuja, një rioshe japoneze njëzet vjet më e re, dhe po jeton me kujtimet e flirteve dhe dashurive të shkuara, mes të cilave, ndjenja e fuqishme për Kamilën, do ta shtyjë sërish nëpër aventura të reja. I gjendur në këtë zgrip, ai lë apartamentin e tij dhe nis e endet nëpër hotele luksoze, i qetë se Kaptoriksi, antidepresivi që merr me rekomandimin e një mjeku të çuditshëm, do t’ia shtojë prodhimin e Serotoninës në trup, kësisoj do ta mbajë njeri normal dhe funksional, edhe pse me riskun për t’u privuar nga libidoja dhe kënaqësitë e saj. “Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë.
“Mes diktatorëve të heshtjes së kohëve tona, vetëm ca prej tyre ia kanë dalë të bëjnë zhurmë aq zëlartë, sa të Michel Houellebecq.” John Banville . /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!