Microsoft ka njoftuar se do të investojë në Greqi 1 miliardë euro për ndërtimin e një qendre të dhënash që përfshin shërbime cloud. Kreu i korporatës Brad Smith e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti në Akropolin e Athinës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri grek, Mitsotakis dhe sipas tij ky është investimi më i madh i Microsoft në 28 vjet të pranisë së vet në Greqi.

Pjesë e investimit është instalimi i një infrastrukture të re teknologjike që synon ta kthejë Greqinë në një pikë rajonale në këtë kuadër. Po kështu përveç krijimit të data center-it, investimi përfshin trajnimin e mijëra njerëzve në një hark kohor prej 5 vjetësh, duke ndihmuar kështu Greqinë të hedhë një hap përpara në një sektor që është kryesori sot në botë.

Sipas Smith vendimi për të bërë këtë investim ka nisur të përvijohet gjatë samitit të Davosit dhe pas këmbënguljes së kryeministrit Mitsotakis.

Lexo po ashtu:  Kurti për vettingun: Ndryshe nga Shqipëria, ne do të konfiskojmë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *