Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti dhe fashistit Aleksander Vuciq. Pas përfundimit, ky i fundit tha para mediave se Kurti nuk ishte i gatshëm të pranonte marrëveshjen.

“Kurti refuzoi që ta krijojë Asociacionin. Nuk do të ketë marrëveshje pa krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, – tha Vuçiç duke shtuar se do të ketë takim të radhës dhe diskutimet do të vazhdojnë.

Vuçiq njoftoi se takimi i radhës do të mbahet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi pasur një takim të vështirë dhe besoj se do të ketë shumë takime të tjera. Më 18 mars, ne duhet të shihemi në territorin e Maqedonisë së Veriut, atëherë zoti Borrell do të jetë atje. Mendoj se është e rëndësishme që në njoftimin e BE-së të përmendet domosdoshmëria e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Kurti nuk ishte gati të pranonte tani. Shpresoj se është e mundur të arrihen disa kompromise, por kam frikë se mund të ngecim në diçka që është nënshkruar shumë kohë më parë dhe nuk është përmbushur – tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  E fundit: Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *