Milaim Zeka ka reaguar ashpër pas deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë Christian Heldt i cili tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë nuk ishte shtet-dhuratë vetëm për disa persona.

Zeka ka thënë se ambasadori Heldt para se të kritikojë Kosovën për krim të organizuar dhe korrupsion, duhet ta rikujtojë faktin se EULEX si i paguar me paratë e taksapaguesve evropianë, ka qenë organizata më kriminale dhe më e korruptuar, brenda të cilës ka pasur  shumë punonjës me nënshtetësi gjermane, transmeton Periskopi. Zeka ka thënë se mos të ishin UÇK-ja, ShBA-të e Anglia, Evropa nuk do ta bombardonte Serbinë as për 2 mijë vjet.

Reagimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Dy fjale per ambasadorin gjerman

Ambasadori gjerman, me rastin e 21 vjetorit te çlirimit te Kosoves, ka kritikuar shtetin e Kosoves per “korrupcion dhe krim te organizuar”!

Nuk po du me hy tek analiza se si erdhi deri tek bombardimet, por dua te theksoje se po te mos ndodhte heroizmi i Prekazit, UÇK-ja, SHBA dhe Anglia, per byrokratet e Evropes te asaje kohe, edhe 2000 vite nuk ishte bombardu Serbia.
Zotri Ambasador fol pak per fajet dhe krimet e perendimit karshi Ballkanit. Permene pak Stebrenicen, Sarajeven, Kroacine, etj. Ushtaret holandez ishin ne Srebrenice.

Lexo po ashtu:  Pas shkarkimit të Liljana Stevanoviqit, Haxhiu: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet

Po e lem luften, e po te kujtoje diçka qe mbase nuk deshiron ta kujtosh. Kane qene shume gjerman ne UNMIK dhe Eulex, qe kane qene pjese e krimit te organizuar ne Kosove. Ka qene nje gjerman me emrin Jo Trashler, ish drejtor i KEK-ut, qe vetem me nje rast i ka vjedhur 5 milion euro, dhe i ka deponuar me nje banke ne Spanje. Ky eshte vetem nje rast, mundem me t’i permend edhe shume te tjera.

Bani mire ta pranoni nje fakt tragjik: Eulexi, i paguar me parate e taksapagueseve evropian, ka qene njera nga organizatate me kriminale dhe me te korruptuara…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *