Pandemia ka bllokuar disi operacionet e merkatos gjatë kësaj kohe por nuk ka frenuar kërkimin e talenteve për drejtuesit e Milanit, shtyrë edhe nga ardhja tashmë thuajse e sigurtë e Rangnick. Kështu, shefi i scout, Moncada, ai që po punon në prapaskenë prej kohësh, ka vendosur në “target”, pra shënjestër, Tanguy Kouassi, mbrojtës i datëlindjes 2002 dhe që sivjet debutoi me PSG duke luajtur gjashtë ndeshje mes kampionatit dhe kupës.

Mbrojtës shtatlartë dhe me fizik, por edhe teknikë, Kouassi është këshilluar te kuqezinjtë nga Thiago Silva dhe do të transferohej me parametra zero pasi nuk ka rinovuar dhe në qershor i skadon kontrata. PSG nuk ka ndër mend që të pranojë kërkesat e agjentit të tij për rrogë dhe veç kësaj, lojtari e di që do të qëndronte më shumë në stol se sa në fushë.

Lexo po ashtu:  Drama e Badu: “Në gusht rrezikova vdekjen, vrasësi i motrës sime ende i lirë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *