Milos Pavkovic: “Me dobësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit, ne serbët, madje, mund të jemi pjesë e Qeverisë,”

Milos Pavkovic, qytetar serb nga Mitrovica, e tha hapur: serbët janë konsoliduar politikisht. Lista Serbe i ka 9 deputetë në Kuvend dhe 10 kryetarë komunash në zonat me shumicë serbe.

“Me një qasje më konstruktive ndaj institucioneve të shtetit ku jetojmë, mund të jetojmë normalisht. Me dobësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit, ne madje mund të jemi pjesë e Qeverisë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se serbët duhet të kthehen në institucione: në Gjykata, Prokurori, Polici, Dogana; sepse pa pjesëmarrje të serbëve në këto struktura nuk mund të flitet për integrim real dhe barazi qytetare. (Thua se u mungon mundësia për barazi qytetare!)

Pra, jo vetëm opozita e Kosovës, analistët, mediat e Prishtinës dhe Tiranës, por edhe vetë serbët e Kosovës dhe të Serbisë e shohin dobësimin e VETËVENDOSJES si shans për ndikim të Serbisë në shtetin e Kosovës.

Skandaloze si përputhen intereset e nacionalizmit serb me opozitën e Kosovës dhe mediat e tyre në Prishtinë dhe Tiranë.

Lexo po ashtu:  Pushtimi rus nxit mbështetjen finlandeze për NATO – Shumica e popullatës mbështesin idenë
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com