Esad Pashë Toptani ndër shqiptarët konsiderohet si personifikim i tradhtarit, ndërsa serbët e kujtojnë sa herë duan të shquajnë periudhat e “mira” të “miqësisë shqiptaro-serbe”. Këtë e bëjnë edhe në ditët e sodit.

Portali serb B92 të premten që shkoi, duke iu referuar historianëve serbë, përkujtoi nënshkrimin e një marrëveshjeje të fshehtë ndërmjet Esad Pashës dhe kryeministrit të atëhershëm serb, Nikolla Pashiq në Nish, në kohën e fillimit të Luftës së parë botërore. Duhet të ketë ndodhur kjo gjatë kohës sa Esad Pasha ishte jashtë Shqipërisë, pasi që – sipas historiografisë shqiptare – kishte dështuar në një kryengritje kundër Princ Vidit dhe, më pas, synonte që me ndihmën e serbëve të kthehej sërish në pushtet.

Tekstin e portalit serb, me titull “Kontrata e fshehtë, 15 pika: Marrëveshja e madhe ndërmjet Serbisë e Shqipërisë”, në vazhdim, po e botojmë pa asnjë ndërhyrje.

***

Nishi ishte i rëndësishëm për vetë rrjedhën e Luftës së parë botërore, dhe për këtë dëshmojnë fortesat e Nishit si Shtëpia e oficerëve, Banovina dhe ndërtesa e Radio Nishit. Qeveria e Serbisë dhe Ministria e punëve të jashtme, siç thotë Borisllav Andrejeviq, kanë qenë që atëherë të vendosura në ndërtesën e tanishme të Universitetit, në të cilën fillimisht ka arritur telegrami i famshëm për shpalljen e luftës, i cili më pas i është dorëzuar Nikolla Pashiqit.

Lexo po ashtu:  Operatorët serbë, ilegalisht brenda territorit të Kosovës

Sipas Andrejeviqit, zyra e Pashiqit ishte vendosur atëherë në sallën në katin e parë mbi hyrjen. Në këtë objekt, i cili u ndërtua për nevojat e Administratës së Qarkut të Nishit në 1889, gjatë vitit të parë të luftës, u mbajtën të gjitha veprimet e Qeverisë Serbe me misione të huaja diplomatike.

Në të, më 4 shtator 1914, Esad Pashë Toptani dhe Pashiq nënshkruan një “Marrëveshje” të fshehtë midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Kabineti i Pashiqit, sipas Andrejeviqit, atëherë gjendej në sallën e katit të parë mbi hyrjen. Në këtë objekt, i cili u ndërtua për nevojat e administratës së qarkut të Nishit në vitin 1889, gjatë vitit të parë të luftës, u mbajtën të gjitha aksionet e Qeverisë Serbe me misionet e huaja diplomatike.

Në të, më 4 shtator 1914, Esad Pashë Toptani dhe Pashiq nënshkruan marrëveshjen e fshehtë të quajtur “Marrëveshja e Nishit”, midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Ajo parashikonte krijimin e një unioni të Serbisë dhe Shqipërisë, domethënë, siç shprehet Andrejeviq, mbrojtjen e përbashkët, doganat dhe përfaqësimin e përbashkët jashtë vendit.

Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Esad Pasha duhej të kryente detyra të ndryshme diplomatike, thotë historiani Batakoviq. Një nga ato punë ishte përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike me Serbinë. Ai i dërgonte porosi Pashiqit, në të cilat thoshte se ishte me rëndësi të madhe për ta të lidhnin një marrëveshje të veçantë para se të niseshin për në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Solzhenicin: “Kështu u rezistohet gënjeshtrave të pushtetit”

Kjo është arsyeja pse Esad Pasha shkon në Nish, në të cilin kryesonte qeveria serbe dhe kuvendi popullor, ku takohet me kryeministrin serb Nikolla Pashiq. Më 17 shtator 1914, të dy nënshkruan një marrëveshje të fshehtë për aleancë.

Fillimi i “Luftës së Madhe” la të hapur çështjen e demarkacionit të saktë midis Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni ndërkombëtar për përcaktimin e kufirit ndaloi punën në mes të vitit 1914, kështu që kufijtë shtetërorë në këto zona mbetën të përcaktohen. Lufta gjeti një kufi të pambrojtur serbo-shqiptar. Austro-Hungaria përgatiti sulme të reja në territorin serb. Pashiq parashikoi saktë qëllimin e diplomacisë vjeneze për të hapur një front tjetër: ai kishte frikë se udhëheqësit shqiptarë do t’i financonte Vjena, siç thotë Andrej Mitroviq.

Esad Pasha u përpoq të ruante pozicionin e tij të pavarur, duke kaluar kështu nga Italia në Francë. Ai planifikoi që, me ndihmën e Antantës, të përballej me përpjekjet e Austro-Hungarisë për të nënshtruar plotësisht vendin e tij. Sipas Hrabakut, ai dërgoi pyetje nga Parisi se në çfarë kushtesh qeveria serbe do ta ndihmonte kthimin e tij në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  ShBA thirrje të gjitha partive politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Në vitin 1914, Pashiqi imponoi kushtet e mëposhtme: të nënshkruajë një marrëveshje politiko-doganore me Serbinë për mbrojtje të përbashkët, që Shqipëria të njohë bashkimin doganor dhe që një fazë të ardhshme të arrihet zgjidhja për formimin e një bashkimi personal ose real me Serbinë. Esad Pasha në parim i pranoi kushtet e Pashiqit dhe menjëherë u drejtua për në Serbi.

Me të arritur në Nish, Esad Pasha nënshkroi atë marrëveshje të fshehtë me Pashiqin.

Marrëveshja përfshinte 15 pika që parashikonin krijimin e përbashkët të institucioneve ushtarake dhe politike, por dispozitat më të rëndësishme përqendroheshin në aleancën ushtarake, ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut nga Serbia në Durrës, si dhe garancitë që Serbia do të mbështeste Esad Pashën në zgjedhjet për sunduesin shqiptar.

Marrëveshja i la mundësinë Serbisë, me ftesë të Esad Pashës, të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur regjimin e tij. Demarkacioni midis dy vendeve do të përcaktohej nga një komision i posaçëm serbo-shqiptar. Serbia është zotuar të financojë xhandarmërinë e Pashait dhe furnizimin me pajisjen e nevojshme ushtarake, duke paguar 50,000 dinarë në muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *