Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar. Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar.
Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”- tha Kryemadhi.

Më herët Kryemadhi u shoqërua nga policia.




