Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deficiti buxhetor në Kosovë është zvogëluar në një rekord historik. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se financat publike janë kthyer në drejtimin e duhur dhe që “thesi i shqyer është qepur.”

Murati shtoi se qeveria ka qenë e kujdesshme për të mos shkaktuar një barrë të paqëndrueshme financiare dhe për të mos rritur borxhin publik, edhe pse kishte pakot mbështetëse më të mëdha në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *