Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar në një intervistë për Tv Skai se bisedimet me Shqipërinë për marrëveshjen e detit do të rinisin së shpejti.

Ai është pyetur drejtpërdrejt nëse marrëveshja me Italinë hap rrugën për një firmë të ngjashme me vendin tonë dhe ka bërë një koment të tërthortë.

“Ne arritëm një marrëveshje me Shqipërinë në vitin 2009,e cila u anullua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, fatkeqësisht në mënyrë unanime. E kam lexuar arsyetimin. Greqia ka një aspiratë: arritjen e marrëveshjeve me të gjithë fqinjët në kontekstin e ligjit ndërkombëtar. Me të gjithë”, është shprehur ai.

I pyetur se kush do të jetë hapi i radhës në këtë kuadër, Dendias ka kapërcyer vendin tonë duke informuar se hapi tjetër është Egjipti.

Komentet e tij zbardhin kështu prioritetet e politikës së jashtme greke, duke sqaruar se Greqia është e hapur të dëgjojë konsideratat e palës shqiptare brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar. Vërejtja e tij për unanimitetin e vendimit të gjykatës jep një sinjal se Greqia po do të mirëkuptojë pozicionin shqiptar edhe sa i përket rishikimit të metodës së ndarjes në hartë, por edhe vendi ynë do të duhet të dijë të argumentojë kërkesën e vet.

Lexo po ashtu:  Letër e hapur nga Grupi i heronjëve të Kumanovës: "Do ta ndjekim Gruevskin, Mijallkovin dhe Ali Ahmetin deri në fund të botës! Ne nuk kemi ardhur as për para, e as për përfitime por për të realizuar qëllimin kombëtar dhe për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit."

Nuk ka informacion më shumë për këtë çështje, ndërkohë që një gjë është e sigurtë nga negociatat e deritanishme: përfaqësimi shqiptar është i dobët teknikisht dhe vullneti politik nuk është për një qëllim në negociatë, por një mjet te negociata për përfitime politike të brendshme dhe të jashtme. Përndryshe pala shqiptare nuk ka pse të tregohet kaq e rezervuar për një çështje për të cilën ka si pikënisje të detyruar kushtëzimet e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *