Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka akuzuar perëndimin se po synon politika ekspansioni ushtarak përmes NATO-s. Duke folur për gazetarët në Samitin e Azisë Lindore, Lavrov ndër të tjera tha:

NATO nuk po deklaron më se është një aleancë pastërtisht mbrojtëse. Ishte e tillë kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik dhe Pakti i Varshavës. Ata e kanë lëvizur linjën e mbrojtjes qysh atëherë. Është e paqartë se ndaj kujt po mbrohen. Në Samitin e Madridit ata deklaruan se kanë përgjegjësi globale dhr se siguria Euro-atlantike dhe e rajonit indo-pacifik janë të pandashme.

Ky deklarim sipas despotit Lavrov është një shpallje e rolit kontrollues edhe në një rajon ku tashmë operojnë fuqi bërthamore dhe jashtë suazës së NATO-s. Lavrov ka shtuar se ka tashmë një prirje për të militarizuar rajonin duke synuar praninë e NATO-s në territore të vendeve aleate të Perëndimit.

Lexo po ashtu:  Ekspertët ngrenë alarmin për lidhjen e trurit me kompjuterin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *