Forcat ruse në Ukrainë janë duke marrë furnizime  nga Bjellorusia. Lajmin e bën të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Forcat ruse vazhdojnë të rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv-it dhe Severdonetsk-ut,” thuhet në raportin e inteligjencës.

 “Artileria ruse vijon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues”.

“Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, shtoi ai.

“Ajo është e përkushtuar të detyrojë Ukrainën të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të pohojë dominimin e saj rajonal.”

Kujtojmë se Bjellorusia është përdorur si trampolinë për shumë prej operacioneve ajrore të Rusisë në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Jemi në situatë të vështirë, asgjë e mirë për serbët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *