Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar pas lajmit nga ministria ruse e Mbrojtjes, se disa trupa ushtarake janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën në bazë këtë të martë.

Maria Zakharova ka postuar një deklaratë në profilin e saj në Facebook, duke ironizuar me shtetet perëndimore.

“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të luftës propagandistike perëndimore. I zënë ngushtë dhe i shkatërruar pa shkrepur asnjë plumb”, shkruan ajo.

Ndërkohë që për disa analistë, është ende shumë herët për të thënë nëse ky veprim iu Rusisë sinjalizon vërtet një ndryshim në kursin e saj të kërcënimit ushtarak.

Tërheqja e trupave vjen në një ditë e presidenti rus Vladimir Putin takohet me kancelarin gjerman Scholz.

Lexo po ashtu:  Oslo/ Përgatitja bërthamore: Shkolla norvegjeze kërkon leje për shpërndarjen e tabletave të jodit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *