Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar pas lajmit nga ministria ruse e Mbrojtjes, se disa trupa ushtarake janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën në bazë këtë të martë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Maria Zakharova ka postuar një deklaratë në profilin e saj në Facebook, duke ironizuar me shtetet perëndimore.
“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të luftës propagandistike perëndimore. I zënë ngushtë dhe i shkatërruar pa shkrepur asnjë plumb”, shkruan ajo.

Ndërkohë që për disa analistë, është ende shumë herët për të thënë nëse ky veprim iu Rusisë sinjalizon vërtet një ndryshim në kursin e saj të kërcënimit ushtarak.
Tërheqja e trupave vjen në një ditë e presidenti rus Vladimir Putin takohet me kancelarin gjerman Scholz.




