Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka lëshuar një deklaratë propaganduese kundër institucioneve të Kosovës, duke akuzuar udhëheqësit shqiptarë se po pengojnë pjesëmarrjen e kandidatëve serbë në zgjedhjet komunale.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), zëdhënësja Maria Zakharova pretendon se ky është “një hap tjetër në fushatën e inxhinierisë etnike kundër serbëve”, duke shtuar se “rreziqet për një konflikt të ri po rriten në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“Para zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe Metohi, udhëheqësit shqiptarë po përpiqen të bllokojnë kandidatët serbë që të marrin pjesë në garë.

Kjo është edhe një hap tjetër në fushatën e “inxhinierisë” etnike kundër serbëve. Rreziqet për shpërthimin e një konflikti të ri po rriten në mënyrë të jashtëzakonshme” thuhet në postimin e Ministrisë  së Jashtme Ruse.

Megjithatë, deklarata e Moskës është krejtësisht një propagandë dhe lajm i rremë pasiqë askush nuk është duke i penguar serbët e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.  Mirëpo kjo shihet si pjesë e strategjisë së kahmotshme të  Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan dhe për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Rusia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shpesh përdor retorikë alarmuese për të forcuar narrativën e saj pro-serbe dhe për të delegjitimuar institucionet e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Adriatik Kelmendi: Nuk do ia dalin ta mbyllin Klan Kosovën
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com