Ministri i Jashtëm rus konfirmoi ndërprerjen e marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Lavrov zgjodhi ta bënte këtë deklaratë gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun kinez, Wang Yi.

E gjithë infrastruktura e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian është shkatërruar nga hapat e njëanshëm të ndërmarrë nga Brukseli, kështu që Moska nuk ka më marrëdhënie me atë organizatë”, tha Lavrov.

Kreu i diplomacisë ruse bëri fajtore Europën për prishjen e marrëdhënieve.

Nëse Evropa i ka ndërprerë këto lidhje, duke shkatërruar të gjithë mekanizmat që ishin krijuar përgjatë  shumë viteve, dhe ne kemi vetëm disa vende evropiane që duan të udhëhiqen nga interesat e tyre kombëtare, atëherë, ndoshta, objektivisht, kjo çon në faktin se marrëdhëniet me Kinën po zhvillohen më shpejt se ato që kanë mbetur nga marrëdhëniet me vendet evropiane“, theksoi Lavrov.

Ai thotë se Rusia do të jetë e gatshme për rikthimin e bashkëpunimit me BE nëse Brukseli e sheh të udhës.

“Nëse dhe kur evropianët e gjykojnë të arsyeshme për t’i eliminuar këto anomali në kontaktet me fqinjin më të madh, natyrisht, ne do të jemi të gatshëm të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në barazi dhe interesa të ekuilibruara. Ndërkohë që nga fronti perëndimor nuk ka ndryshime, në Lindje kemi një axhendë shumë intensive, e cila po bëhet çdo vit e më e larmishme”, vuri në dukje ai.

Lexo po ashtu:  Dardan Molliqaj plot vrerë ndaj VV-së, sugjeron LDK-në mos t’ia bëjnë kourumin Vjosës! “…janë momentet e fundit që LDK në krye me Abdixhikun të reflektojnë dhe të mos ia mundësojnë Kurtit zgjedhjen e Osmanit presidente. Mos e bëni këtë gabim të pakthyeshëm”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *